Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqipëria model për Britaninë pas daljes nga BE? Rama: Ide shumë e çuditshme

Prizren Post | 08:48 - 26.04.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Tiranë – Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së javës që shkoi, të Sekretarit britanik të Drejtësisë, Michael Gove i cili tha se Britania duhet të ndjekë modelin e Shqipërisë nëse del nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për “The Times”, kreu i qeverisë shqiptare insiston se Shqipëria nuk duhet të merret si model për jetën jashtë unionit evropian.

Sekretari i Drejtësisë përmendi Shqipërinë, mes Serbisë dhe Ukrainës, javën e kaluar pasi paraqiti të ardhmen e mundshme të Britanisë jashtë bllokut, por pjesë e një zone të tregtisë së lirë.

“Kur pashë artikullin e Michael Gove, që sugjeroi se Britania mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së, dhe në vend të saj të hyjë në partneritet jo evropian me Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjen, reagimi im ishte: A nuk është e çuditshme?”, deklaroi kryeministri.


Etiketa:

Bëni një koment