Shqipëria shumë më e mirë se Franca në pjesën e parë


E mërkurë, 15 Qershor 2016

shqipet

Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Francës përfundoi pa gola.

Kombëtarja shqiptare kishte dy raste në pjesën e parë, ndërsa francezët nuk kishin asnjë rast që vlen për të përmendur.

Rastin më të mirë e kishte Ermir Lenjani (40’), kur pas një rivënie këndore nuk arriti që të dërgojë topin në gol pasi u devijua nga mbrojtësi Patrice Evra, transmeton Telegrafi.

Paraprakisht, Armand Sadiku u tregua i shkurt në një harkim të Elseid Hysaj.

Vlen të ceket edhe atmosferën fantastike që po e krijojnë rreth 24 mijë tifozë shqiptarë.

Të fundit