Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqiptarët e Stambollit protestë para konsullatës maqedonase

Prizren Post | 22:22 - 13.07.2014

Komuniteti shqiptar ne Turqi protestoi para konsullates maqedonase ne Stamboll ne lidhje me ngjarjet e fundit te ndodhura ne Maqedoni, konkretisht per dhunen dhe proceset e montuara politikisht ndaj Shqiptareve.

“Jemi mbledhur këtu për të shprehur pakënaqësinë për dhunën që ka ushtruar policia ndaj protestuesve shqiptar. Jemi mbledhur këtu për të shfaqur indinjatën tonë ndaj dënimit të 6 vëllezërve tanë nga Gjykata e maqedonasve me burg të përjetshëm në rastin Monstra.

Për këtë padrejtësi jemi mbledhur këtu para konsullatës maqedonase. Që nga viti 2012 kur ndodhi rasti, policia burgosi ata dhe sipas informatave të avokatëve, asnjë arsye nuk është gjetur për ti mbajtur vëllezërit tonë në burg. Me 4 korrik 2014 në protestat në Shkupi, policia përdori dhunë ndaj shqiptarëve.

Ministrja Gordana Jankullovska që në momentin e arrestimit tha se ky akt ishte bërë nga terroristët islamik, ende pa mos nisur gjykimi! Ne jemi këtu, kërkojmë drejtësi për vëllezërit tanë!”, ka thene ne fjalimin e mbajtur ne gjuhen turke Xhihat Sharkan, ndersa perkthimin e fjalimit e ka bere ne gjuhen Shqipe Fatih Nebiju.

“Vend takimin kemi pasur ne Stamboll, ne sheshin Taksim dhe kemi shkuar deri ne afersi te konsullates se Maqedonise. Ishim ne numer afer 700 vete, te gjithe shqiptar nga Stambolli”, tha per lajmifundit.al nje nga pjesemarresit ne tubim.


Etiketa:
Arivisti Company