Shqiptarët nuk lejohen të votojnë në Medvegjë


E diel, 13 Shtator 2015

Medvegjë – Në Medvegjë autoritetet serbe vazhdojnë të bllokojnë shqiptarët për të mos shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Qindra familje medvegjase me qëndrim të përkohshëm në Kosovë janë bllokuar në pikëkalimin kufitar të Mutivodës me arsyetimin se “është prishur sistemi kompjuterik”, duke mos u lejuar të shkojnë për të votuar në vendlindjen e tyre.

Në këto zgjedhje po marrin pjesë pesë lista zgjedhore – tri serbe e dy shqiptare, ndërsa janë të regjistruar rreth 10500 votues, transmeton “Koha.net”.

Zgjedhjet lokale në Medvegjë janë shpallur nga presidentja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, pasi më 8 qershor qeveria serbe shpërndau Kuvendin Komunal të Medvegjës. Arsyeja për këtë vendim, siç u tha asokohe, ishte fakti se nuk qe mbajtur asnjë seancë e Kuvendit Komunal brenda afatit të paraparë ligjor.

Etiketa: , ,
Të fundit