Shqiptari i vetëm u kundërvihet serbëve te Ura e Ibrit [Video]


E mërkurë, 18 Qershor 2014

[youtube UAcHSFdo4Qw]

Mitrovicë – Dje u hoq dhe u rivu bllokada te Ura e Ibrit. Mirëpo përderisa askush nuk bëri asgjë kur u rivu bllokada madje as policia e komuna, një shqiptar i cili duket se ishte nga pjesa veriore e Mitrovicës mirëpo me banim në jug i vetëm ka kundërshtuar veprimet e palës serbe.

Madje ai nuk është treguar shumë xhentelmen dhe i kujdesshëm në këtë drejtim. Shihet që plotë mllef fyen dhe shanë serbët në atë pjesë.

“Ura e K****. Kjo duhet të largohet nga këtu për dy orë. Çka k*** po mendoni që jeni duke bërë. He lopë he lopë. Nënën jau q***. “,u ka thënë shqiptari serbëve të cilët po punonin.

Ndërkohë një serb i kthehet. “ A po largohesh, a po të largojmë ne?”, shqiptari vetëm sa nervozohet edhe më shumë.

“Veç ëndërroni, veç ëndërroni. Veç mundeni me ëndërrua, asgjë tjetër nuk mund të bëni. E ka pas puna e juaj.”, ia kthen ai. Për më shumë shikojeni videon./Zeri/

Të fundit