Të dyshuarit për rrëzimin e aeroplanit MH17 do të gjykohen në Holandë


E mërkurë, 5 Korrik 2017

Në njoftimin e kësaj Ministrie nuk u përmendën emrat e të dyshuarve në tragjedinë e 17 korrikut të vitit 2014, në të cilën mbetën të vrarë 298 persona nga 17 shtete të ndryshme.

Mirëpo, gjatë një hulumtimi ndërkombëtar të vitit 2016, thuhet se aeroplani MH17 u rrëzua nga një raketë e ashtuquajtur Buk, e cila ishte lëshuar prej një territori të kontrolluar nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, ka thënë se vendimi për ndjekje penale në një gjykatë holandeze është marrë nga shtetet që kanë qenë pjesë e hetimeve të përbashkëta për rrëzimin e aeroplanit.

Në mesin e këtyre vendeve përfshihen: Australia, Belgjika, Malajzia, Ukraina dhe Holanda.

Koenders ka thënë se këto shtete do të vazhdojnë bashkëpunimin gjatë ndjekjes penale dhe gjykimi do të përfshijë të gjitha viktimat.

Ekipi i Përbashkët Hetues (JIT) që ka kryer hulumtimin ndërkombëtar ka gjetur se raketa e ashtuquajtur Buk është sjellë nga Rusia në Ukrainë pak para se të rrëzohej aeroplani MH17.

Rusia i ka mohuar përfundimet e këtij ekipi.

Etiketa:
Të fundit