Të pathënat e vizitës së kombëtares në Serbi


E martë, 14 Tetor 2014

1499315-alb-131014-ras-foto-marko-metlas08

1499326-alb-131014-ras-foto-marko-metlas10

1499339-alb-131014-ras-foto-marko-metlas13

1499471-policija-ispred-hotela-131014-ras-foto-goran-srdanov-006

1499513-1

Vizita e kombëtares kuqezi në Beograd me rastin e ndeshjes për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016”, ka vënë në lëvizje të gjitha forcat e sigurisë.

Mediat serbe raportojnë se, delegacioni dhe lojtarët kanë ndryshuar destinacion rezidencial pak para se të mbërrinin në aeroportin “Nikolla Tesla”.

Edhe pse forcat kombat ishin vendosur një ditë përpara në hotelin “Metropol” si dhe stafi i hotelit kishte përgatitur dhomat dhe ushqim për 100 përfaqësues.

Por, planet janë prishur pasi delegacioni shqiptar ka ndryshuar vendin ku do të qëndrojë gjatë vizitës dyditore. Nga hotel “Metropol”, ata kanë zgjedhur të shkojnë tek hotel “Crowne Plaza”.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga menaxherët e hotelit, duke akuzuar palën shqiptare për papërgjegjshmëri pasi anulimi u bë në minutat e fundit.

Kjo gjë shkaktoi kaos edhe tek forcat e policisë, pasi i është dashur që për një hark të shkurtër kohor për zhvendoset dhe të përgatitet për mbërritjen e kombëtares shqiptare në destinacionin e ri.

Për ditën e ndeshjes, rreth stadiumit do të ketë 3 500 forca policie për të garantuar mbarëvajtjen e takimit. Gjithashtu do të ketë përforcime në kufirin me Kosovën për të ndaluar hyrjet “ilegale” në Serbi, pasi në këtë takim është e ndaluar pjesëmarrja e tifozëve shqiptarë.

Pavarësisht se, federata serbe kërkoi nga Shqipëria kthimin e biletave, kjo nuk është bërë. Përfaqësuesit e federatës shqiptare nuk kanë dorëzuar 1 125 biletat.

Por, në stadium nuk do të mungojnë gazetarët, ku të pranishëm do të jenë 23 gazetarë.

Mediat serbe kanë analizuar edhe lojtarët e kombëtares, ku kanë veçuar numrin e madh të lojtarëve nga Kosova. Ata raportojnë se 13 lojtarë janë nga Kosova.

Sa i takon arbitrimit, ndeshja do të gjykohet nga arbitri më me eksperiencë i Premies League, Martin Atkinson.