Thaçi në Itali për integrimet euroatlantike


E martë, 7 Korrik 2015

2793893ashimhaigenel

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të hënën për një vizitë zyrtare në Itali.

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, do të zhvillojë një takim pune me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paolo Gentiloni, me të cilin do të bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, si dhe për bashkëpunimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
MPJ kosovare thekson se nënshkrimi i MSA-së, bashkëpunimi rajonal me theks në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, lufta e përbashkët kundër radikalizmit dhe terrorizmit, si dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Kosovës, janë temat, që do të diskutohen në takim.
Italia është ndër shtetet e para, që ka njohur Kosovën, është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe anëtare e “Quint”-it, grupi i pesë shteteve perëndimore që përkrahin Kosovën në procesin e integrimit euroatlantik.