Tre të arrestuar për trafikim substancash narkotike


E enjte, 20 Qershor 2013

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), njësia në Prizren, sot, rreth orës 02:00 ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”

Personat e arrestuar janë: L. K.lindur me 1978 m/sh/k, A. M. lindur me 1985 m/t/k dhe C. T.lindur me 1988 m/t/k, njofton Policia e Kosovës .

Gjatë këtij operacioni policor janë kryer edhe bastisje dhe cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet: 1468, 03 gramë që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, karikator i armës automatike AK-47 dhe një pjesë përcjellëse, e cila vendoset në tytën e armës automatike AK-47, 1 automjet BMW, 1 automjet Mazda, 4 telefona mobilë – me SIM kartela dhe 1 SIM kartelë

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.