E hënë, 22 Gusht 2016
Ankara – Tentativa e dështuar për grusht shteti e organizatës terroriste FETO, lufta kundër terrorizmit, çështja e reformave të kushtetutës së Turqisë, janë disa nga çështjet për të cilat liderët e tre partive do të bisedojnë.
Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, sot në mëngjes është takuar me liderët e partive opozitare turke, Kemal Kılıçdaroğlu dhe Devlet Bahçeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kılıçdaroğlu dhe si dhe kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Bahceli sot në mëngjes arritën në rezidencën e Qeverisë turke ku i priti kryeministri dhe njëherësh edhe kryetar i AK Partisë, Yıldırım.
Takimi mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa qëllimi i takimit të kryeministrit dhe liderëve të opozitës është vazhdimi i trendit pozitiv të unitetit dhe bashkëpunimit në zgjidhjen e çështjeve aktuale në Turqi.
Tentativa e dështuar për grusht shteti e organizatës terroriste FETO, lufta kundër terrorizmit, çështja e reformave të kushtetutës së Turqisë, janë disa nga çështjet për të cilat liderët e tre partive do të bisedojnë.