Turqi: Partia në pushtet AKP merr pjesë në mitingun e partisë opozitare CHP


E premte, 22 Korrik 2016

akparti

Ankara – Partia më e madhe opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore – CHP këtë të diele do të organizojë miting në përkrahje të demokracisë dhe do të marrë përkrahje edhe nga partia AKP që është në pushtet, transmeton Prizren Post.

Së pari ishte bërë thirrje nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim – AKP, përkatësisht nga deputeti Naci Bostanci.

Ndërsa sot në orët e mbrëmjes folësi i AKP-së Yasin Aktay tha për media se do të marrin pjesë në këtë miting.

Pas tentimit të grusht shtetit më 15 korrik u formua një përafrim mes partive dhe si rezultat i saj dha këtë fryt.

Në njoftimin për media Zv. kryetari dhe folësi i AKP-së Yasin Aktay tha: “Morëm një ftesë nga partia CHP për mitingun që do e mbajnë në Taksim, morëm ftesë si parti. Për këtë shumë i falenderojmë. Dhe kësaj thirrje do t`i përgjigjemi.”/Prizren Post/