U hap panairi artizanal në Malishevë


E martë, 1 Gusht 2017

Malishevë – Në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës, sot në Malishevë, është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës në veshje, dekorime në bizhuteri, si dhe të ushqimeve tradicionale. Në hapjen e panairit morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.

“Unë ju përgëzoj në rend të parë për punën që po e bëni dhe në të njëjtën kohë, për kultivimin e vlerave të mirëfillta shqiptare, tradicionale, përmes veshjeve dhe ushqimeve, shtrojës dhe mbulojës dhe gjërave tjera nga tradita jonë”, tha nënkryetari Mazreku, me rastin e hapjes së panairit.

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit