U publikua raporti kombëtar për shëndetin e shqiptarëve


E martë, 27 Janar 2015

ishp

Tiranë – Është prezantuar sot në Tiranë Raporti shëndetësor kombëtar për shëndetin e shqiptarëve, një iniciativë e Institutit të Shëndetit Publik e mbështetur nga zyra e UNICEF-it në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i këtij raporti shëndetësor është që të japë një vështrim të gjerë mbi gjendjen shëndetësore aktuale të popullsisë së Shqipërisë.

Më hollësisht, ky raport përshkruan tendencat e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë që kanë qenë të pranishme në popullsinë shqiptare gjatë viteve të fundit. Veç kësaj, raporti nxjerrë në pah faktorët kryesorë të rrezikut dhe determinantët e sëmundjeve dhe vdekjeve në popullsinë shqiptare.

Gjithashtu, raporti përshkruan shkurtimisht burimet e kujdesit shëndetësor, shpërndarjen e fuqisë punëtore, aksesin dhe përdorimin e kujdesit shëndetësor dhe shpenzimet e përfshira në sektorin shëndetësor shqiptar.

I pranishëm në prezantimin këtij raporti ishte edhe Ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, i cili në fjalën e tij u shpreh së raporti përveçse është një burim informacioni për gjendjen aktuale shëndetësore të popullatës shqiptare, të dhënat analitike të raportit, shërbejnë gjithashtu, sipas ministrit edhe për të shpjeguar prirjet e ndryshueshmërisë së modeleve të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë në popullatën shqiptare këto 25 vite pas rrëzimit të sistemit komunist në vitin 1990. Gjithashtu ministri Beqaj ka theksuar se raporti në fjalë ofron mundësinë për krahasimin e gjendjes shëndetësore të popullatës shqiptare me vendet e tjera të rajonit të Europës Jug-Lindore.

Të fundit