Uji i pijës dhe infrastruktura rrugore drejtë finalizimit në fshatin Gjonaj

PRIZREN – Pas përurimit të punimeve për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Gjonaj të Hasit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka vizituar edhe punimet që po realizohen për rregullimin e rrugëve në këtë fshat, të cilët më pas do të shtrohen me asfalt.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përpos rregullimit të infrastrukturës, Komuna e Prizrenit ka bërë edhe shtrimin e trotuarëve me kubëza në rrugë të ndryshme të këtij fshati.

Po ashtu, kryetari Haskuka, theksoi se fshatin Gjonaj së shpejti do ta vizitojnë edhe për të bërë përurimin e sistemit të ri të ujësjellësit, ku është bërë rregullimi i tërësishëm i rezervuarit të ujit dhe janë ndërruar të gjitha gypat e sistemit primar dhe sekondar, përmes së cilës banorët e fshatit Gjonaj së shpejti do të kenë qasje në ujë të pijshëm 24 orë, njofton Komuna e Prizrenit.

Etiketa: , ,

Leave a Reply