E hënë, 8 Qershor 2026

Pas rizgjedhjes së Aziz Yıldırımit si president i Fenerbahçes, klubi ka përfunduar dy transferime të rëndësishme.
Aziz Yıldırımi, i cili gjatë procesit zgjedhor kishte lënë të kuptohej se po punonte për rikthimin e Vedat Muriqit, duket se ka arritur marrëveshjen përfundimtare me sulmuesin kosovar.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja e “HT Spor”, Esra Köse, Yıldırımi ka siguruar transferimin e Muriqit për një shumë prej rreth 15 milionë eurosh, të cilat do t‘ia paguajë Fenerbahçes.
Sulmuesi i Kosovës tani po përgatitet të veshë sërish fanellën e Fenerbahçes, klub ku kishte lënë gjurmë para transferimit të tij në ligat më të forta evropiane.
Përveç Muriqit, drejtuesit e rinj të Fenerbahçes kanë arritur marrëveshje të plotë edhe me Serhou Guirassyn, një tjetër objektiv i madh i merkatos.
Burimi: 04online
