Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Veseli: ‘Fillimi i Ri’ fuqizon gratë

Prizren Post | 17:47 - 23.05.2017

Ai ka deklaruar se vendi mund të zhvillohet vetëm nëse gruaja merr pozitë më të rëndësishme në shoqëri, njofton Klan Kosova.

“Askush nuk do të mundet t’i cënojë gratë në shtetin tonë, gjatë ndërtimit të të cilit ato kanë qenë më meritore”.

“Kosova nuk mundet të ecë përpara pa pasur barazi. Ky vend nuk mund të ecë përpara pa u angazhuar dhe pa pasur përgjegjësi e të drejta të barabarta të dy gjinitë. Ndryshe mund vetëm të mbesim në margjina të zhvillimit ekonomik”.

“Platforma e ‘Fillimit të Ri’ është shumë e qartë dhe e thjeshtë: fuqizimi ekonomik dhe fuqizimi i gruas. Ky vend mund të ecë përpara nëse shfrytëzohen kapacitetet, e të gjithëve”.

Veseli ka premtuar politika ekonomike dhe fiskale të favorshme për gratë ndërmarrëse.

“Gratë ndërmarrëse duhet të ndihmohen në mënyrë të vecantë, duke u stimuluar. Pushimet tatimore për gratë ndërmarrëse duhet të jenë minimumi njëvjecare. Po ashtu duhet të ulet norma e interesit në kredi për të gjitha ndërmarrëset”.

“Më 11 qershor pyetja do të jetë cili vizion do ta udhëheqë vendin. Ai që ka gatishmëri për të punuar, apo tjetri që nuk sheh të mira apo progres këtu”.


Etiketa:
Arivisti Company