E mërkurë, 13 Maj 2026

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas derbit të zjarrtë mes Al Nassr dhe Al Hilal, duke dërguar një mesazh motivues për bashkëlojtarët dhe tifozët në prag të ndeshjes vendimtare të sezonit.
Skuadra e Al Nassr humbi mundësinë për ta siguruar matematikisht titullin kampion, megjithatë vazhdon të mbajë fatin në duart e veta në garën për trofeun e Ligës Profesionale të Arabisë Saudite, shkruan 04 Online.
Pas ndeshjes, ylli portugez falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe dhe theksoi se skuadra duhet të mbetet e fokusuar deri në fund.
“Ëndrra është afër. Kujdes, kemi edhe një hap për të bërë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e mrekullueshme sonte!”, ka shkruar Ronaldo.
Al Nassr do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Damac, takim që mund të vendosë gjithçka për titullin kampion.
Aktualisht, Al Nassr kryeson tabelën me 83 pikë, pesë më shumë se Al Hilal, por rivali direkt ka ende dy ndeshje për të zhvilluar, duke mbajtur të hapur luftën për trofe deri në javën e fundit.
Presioni tashmë është maksimal, ndërsa Cristiano Ronaldo synon ta mbyllë sezonin me një tjetër sukses të madh në futbollin saudit./04 Online
Burimi: 04online
