E enjte, 28 Maj 2026

Një 37-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, 31-vjeçar është arrestuar, ndërsa i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku tha se i dyshuar është Arben Spasolli, ndërsa bazuar në informacionet e të njëjtit, i vdekur ka mbetur Erduan Ibrahimi, ndërsa Shaban Ibrahimi u plagos.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Burimi: klankosova
