5 palestinezë të vrarë dhe 18 të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një apartamenti në Gaza pavarësisht armëpushimit


E enjte, 28 Maj 2026
5 palestinezë të vrarë dhe 18 të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një apartamenti në Gaza pavarësisht armëpushimit

Pesë palestinezë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit që shënjestroi një apartament në një ndërtesë banimi në qendër të Qytetit Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe, ekipet e saj nxorën katër trupa dhe 18 persona të plagosur pas sulmit ajror izraelit që goditi një shtëpi pranë Kullës al-Israa në rrugën Omar al-Mukhtar.

Ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur dy anëtarë kyç të Hamasit në veri të Rripit të Gazës.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth gjithashtu pretendoi se objektivat ishin komandanti i brigadës veriore të Gazës të Hamasit dhe zv/komandanti i brigadës së qytetit të Gazës, pa zbuluar identitetet e tyre.

Deri më tani, Hamasi nuk kishte komentuar mbi pretendimet izraelite.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit