Vulin dhe Daçiç: Greqia nuk do ta njohë Kosovën


E premte, 14 Gusht 2015

vulin-607x356

Ministri serb për Punë dhe për çështje lufte dhe sociale, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot në Bujanoc se Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të Kosovës, raporton Tanjug.

Ai ka thënë se vendet që s’e kanë njohur Kosovën kanë presion, por ka deklaruar se ka marrë konfirmime nga kryeministri grek, Aleksis Tsipras, se ky nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.

“Unë kam biseduar me kryeministrin e Qeverisë greke, z. Tzipras, dhe ai më ka konfirmuar se qëndrimi i Greqisë nuk do të ndryshojë, Kosova sa i përket Greqisë, mbetet pjesë e Serbisë”, ka thënë Vulin.

Edhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se deri më tani nuk ka shenja se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.