Zbogar kërkon zhbllokim të Kuvendit nga opozita


E mërkurë, 28 Tetor 2015

Gazi lotsjellës e nxori nga seanca e Kuvendit të Kosovës para dy javëve. Mirëpo, ky veprim i opozitës nuk e largoi përgjithmonë shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nga parlamenti.

Ai do të kthehet në seancat e Kuvendit.
“Unë do të marrë pjesë në seancën e radhës të shoh si po zhvillohet ajo”, ka thënë Zbogar për Klan Kosova.

Ai po kërkon nga partitë opozitare të ndalojnë veprime të tilla me të cilat po bllokojnë punën e legjislativi.
Me veprime të tilla, sipas Zhbogar, po zbehet rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Që kjo marrëveshje të zbatohet na duhet parlament funksional dhe ne apelojmë tek partitë opozitare dhe tek të gjitha partitë politike që të vijnë në këtë institucion dhe të vazhdojnë debatin aty për të mirën e Kosovës”, tha Zbogar.