E mërkurë, 13 Maj 2026

Nga shtëpia e sigurt në Gjakovë është raportuar largimi i katër personave.
Sipas raportit policor, të martën rreth orës 08:00, nga kjo shtëpi janë larguar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë, ndërsa për një periudhë nuk dihej vendndodhja e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe kërkimore nga policia, dy prej personave janë gjetur dhe janë kthyer në shtëpinë e sigurt, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për dy personat e tjerë.
“Gjakovë / 12.05.2026 – 08:00. Nga shtëpia e sigurt është raportuar se dy femra dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Pas veprimeve policore dy persona janë gjetur dhe kthyer në shtëpi, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy personat tjerë. Rasti është duke u hetuar”, thotë PK-ja, transmeton Klankosova.tv.
Burimi: klankosova
