Zhduken katër persona në Gjakovë, policia gjen dy prej tyre


E mërkurë, 13 Maj 2026
Zhduken katër persona në Gjakovë, policia gjen dy prej tyre

Katër persona, dy femra dhe dy meshkuj, janë raportuar të zhdukur të martën në Gjakovë, pasi janë larguar nga një shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Sipas policisë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore janë gjetur dy prej personave të raportuar, të cilët janë kthyer në shtëpi, ndërsa kërkimet vazhdojnë për dy të tjerët.

“Gjakovë / 12.05.2026 – 08:00. Nga shtëpia e sigurt është raportuar se dy femra dhe dy meshkuj kosovarë jane larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Pas veprimeve policore dy persona jane gjetur dhe kthyer ne shtepi, ndersa po vazhdojne kerkimet per dy personat tjere. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit