E enjte, 28 Maj 2026

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut, ku 37-vjeçari Erduan Ibrahimi mbeti i vrarë, ndërsa Shaban Ibrahimi, vëllai i tij, u plagos.
I dyshuari, 31-vjeçari, Arben Spasolli është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa i plagosuri sipas policisë, gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha ka shkuar në vendin ku ka ndodhur vrasja, dhe mësohet se krimi ndodhi në hyrje të një banese në lagjen e Romëve.
Berisha bëri të ditur se vëllai i viktimës po pritet të intervistohet nga policia, në cilësinë e dëshmitarit.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Burimi: klankosova
