E mërkurë, 17 Qershor 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person që ka qenë i dënuar me një vit burgim për veprën penale të ngacmimit.
Sipas njoftimit, pas arrestimit, personi është dërguar për vuajtje të dënimit.
“Me datën 16 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin, i cili ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
