E martë, 10 Korrik 2018
Beograd – Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka reaguar në lidhje me arrestimin e pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, duke kushtëzuar lirimin e tyre me vazhdimin e dialogut.
“Në qoftë se pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk do të lirohen deri në mbrëmje, dialogu nuk do të vazhdojë më gjatë”.
Ai theksoi se ky ishte mesazhi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar lidhur me këtë çështje, megjithëse ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Arrestimet ndodhën mëngjesin e së martës në disa lokacione të rajonit të Gjilanit. Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Etiketa: Arrestim, Dialogu Kosovë-Serbi