Pse Vinicius Junior nuk e përsërit formën e Real Madridit te Brazili?


E premte, 5 Qershor 2026
Pse Vinicius Junior nuk e përsërit formën e Real Madridit te Brazili?

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka ndezur debat në futbollin brazilian me deklaratat e tij për mungesën e një ylli të madh në përfaqësuese.

“Njerëzit ndonjëherë thonë se Brazili nuk ka një yll të madh aktualisht. Ndoshta kjo është e vërtetë. Nuk kemi një Pele, një Romario apo një Ronaldo, por mund të kemi një ndjenjë të përbashkët përgjegjësie dhe kjo mund të jetë shumë e fuqishme”, deklaroi Ancelotti para miqësores ndaj Panamasë në fund të muajit maj.

Në qendër të diskutimeve mbetet Vinicius Junior, i cili edhe pse ka statistika solide me kombëtaren, nuk ka arritur të japë të njëjtin ndikim si te Real Madridi. Kritikat ndaj tij janë shtuar sidomos pas rezultateve të fundit të Brazilit.

“Është e vështirë të luash në të njëjtin nivel si te klubi. Në kombëtare nuk ke të njëjtin ritëm stërvitjesh, të njëjtët bashkëlojtarë dhe as kohën e nevojshme për të ndërtuar automatizma. Shembulli më i mirë është Lionel Messi me Argjentinën. Edhe ai u kritikua për vite të tëra derisa Argjentina krijoi një ekip të konsoliduar dhe fitoi Botërorin në vitin 2022”, tha Xavier.

Vetë Vinicius ka pranuar presionin dhe pritshmëritë që vijnë me fanellën e Brazilit.

“Te klubi luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë kemi një mundësi të re për t’u përgjigjur. Në kombëtare kalon shumë kohë mes ndeshjeve dhe presioni është gjithmonë i madh. Nëse në Botëror shënoj katër ose pesë gola dhe bëhemi kampionë, atëherë e gjithë historia ndryshon”, deklaroi ai.

Në këtë debat përfshihet edhe krahasimi i vazhdueshëm me Neymarin, i cili mbetet figurë e dashur për tifozët brazilianë.

“Neymar është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares dhe tifozët brazilianë e kanë parë të luajë çdo javë në kampionatin vendas para se të largohej në Europë. Vinicius u transferua shumë herët dhe nuk pati kohë të krijonte të njëjtën lidhje me publikun”, shpjegon ai.

Brazili synon Kupën e Botës 2026, ndërsa presioni mbi Vinicius Junior për të marrë rolin e liderit të “Seleçaos” mbetet i madh. Vinicius vetë e pranon këtë përgjegjësi.

“Sot jam ai për të cilin flasin të gjithë. Kam pesë ose gjashtë sezone shumë të mira te Real Madridi dhe prej vitesh jam mes lojtarëve më të mirë në botë. Kjo sjell më shumë përgjegjësi dhe unë e dua atë përgjegjësi, sepse e di që mund të jap akoma më shumë”, përfundoi Vinicius./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit