Dhjetë deputetë të rinj serbë betohen në Kuvendin e Kosovës


E enjte, 17 Nëntor 2022

PRISHTINË – Dhjetë deputetë, nëntë prej tyre nga Lista Serbe, kanë dhënë betimin sot në Kuvendin e Kosovës.

Këta deputetë po zëvendësojnë mandatet e dhjetë deputetëve të mëhershëm, të gjithë nga Lista Serbe, që dhanë dorëheqje ditë më parë.

Në Kuvendin e Kosovës sot u betuan: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq dhe Cvetko Velkoviq nga partia Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Menjëherë pas betimit, këta deputetë u larguan nga salla e Kuvendit.

Dorëheqjet e deputetëve, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë serbë në institucionet e Kosovës, kanë nisur në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Etiketa: , , ,
Të fundit