Afrika e Jugut shkruan histori, siguron për herë të parë kualifikimin në fazën nokaut


E enjte, 25 Qershor 2026
Afrika e Jugut shkruan histori, siguron për herë të parë kualifikimin në fazën nokaut

Afrika e Jugut ka siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pas fitores minimale 1-0 ndaj Koresë së Jugut në “Estadio Monterrey”.

Heroi i ndeshjes ishte Tshepang Moremi, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë, duke i dhënë “Bafana Bafana” tri pikë të arta dhe vendin e dytë në Grupin A.

Korea e Jugut pati rastet e saj, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa portieri Ronwen Williams u tregua vendimtar me pritjet e tij.

Me këtë sukses historik, Afrika e Jugut avancon në fazën e 32 skuadrave më të mira të turneut, ku të dielën do të përballet me Kanadanë për një vend në raundin e ardhshëm./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit