E enjte, 25 Qershor 2026

Një konflikt mes disa personave në Lipjan ka eskaluar në përleshje fizike, duke rezultuar me një numër të madh të lënduarish dhe të arrestuarish.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që lidhet me çështje pronësore. Në incident janë përfshirë 15 persona, të cilët dyshohet se janë përleshur mes vete.
Si pasojë e rrahjes, 11 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Pas ndërhyrjes së policisë, të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar për procedura hetimore.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, 10 nga personat e përfshirë në rast janë ndaluar në mbajtje, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
