E enjte, 25 Qershor 2026

Një motor trerrotësh është raportuar i vjedhur në Fushë Kosovë.
Pronari i saj, për policinë ka deklaruar se rasti ka ndodhur më 23 qershor, ndërsa vlera e mjetit të vjedhur është rreth 2000 euro, transmeton Klankosova.tv.
“Fushë Kosovë 23.06.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur motorin tre-rrotësh, me vlerë rreth 2000€. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: klankosova
