MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët


E enjte, 25 Qershor 2026
MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka trajtuar 1,567 ankesa të konsumatorëve gjatë periudhës gjashtëmujore janar-qershor, shumica nga to kanë qenë për keqllogaritjet e orës në njehsorët elektrikë.

“Sipas raportit të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit (DMK), numri më i madh i ankesave ka të bëjë me problemet që lidhen me keqllogaritjet e orës në njehsorët elektrikë, garancionin dhe kthimin e mallit, mospërputhjen e çmimeve raft-arkë nëpërmarkete, me blerjet online dhe mosdorëzimin e produkteve sipas përshkrimit të ofruar”, thuhet në komunikatën për media.

MINT në njoftimin e saj thotë se është e domosdoshme rritja e mbikëqyrjes së tregut dhe ndërmarrjen e masave shtesë për ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të konsumatorëve.

“Volumi i lartë i ankesave nga konsumatorët, tregon se në një numër të konsiderueshëm rastesh operatorët ekonomikë nuk po i respektojnë në mënyrë të plotë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të drejtat e garantuara të qytetarëve si konsumatorë”, vazhdon njoftimi.

Ankesat e pranuara janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Autoritetin Rregullator të Shërbimeve të Ujit(ARRU), sipas kompetencave përkatëse


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit