E enjte, 25 Qershor 2026

Policia ka njoftuar se pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve se në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” në Pejë, ka realizuar bastisje në këtë lokal.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar shtatë telefona, një DVR dhe një llaptop.
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë.
“Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
