Arsenali siguron talentin gjeorgjian, Bartishvili pritet të bashkohet në vitin 2027


E mërkurë, 2 Shtator 2026
Arsenali siguron talentin gjeorgjian, Bartishvili pritet të bashkohet në vitin 2027

Arsenali vazhdon të punojë për të ardhmen edhe pas mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje për transferimin e talentit 17-vjeçar gjeorgjian Andria Bartishvili nga Kolkheti 1913, për rreth 4.5 milionë euro.

Bartishvili, i cili në Gjeorgji është cilësuar si “Khvicha Kvaratskhelia i ardhshëm”, pritet t’i bashkohet zyrtarisht Arsenalit në qershor të vitit 2027, pasi të mbushë 18 vjeç, shkruan 04 Online.

Para transferimit, talenti gjeorgjian pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin londinez.

Ndërkohë, Arsenali nuk arriti të transferojë Malick Fofanan në ditën e fundit të merkatos, ndërsa humbi garën edhe për Pio Espositon, i cili pritet të vazhdojë te Interi./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit