Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë


E mërkurë, 2 Shtator 2026
Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, një litër naftë sot do të kushtojë 1.70 euro/litër. Çmimi është rritur pak krahasuar me ditën e djeshme, kur një litër naftë kushtonte 1.69 euro/litër.

Edhe benzina sot do të shitet me çmim 1.55 euro për litër, ndërsa dje kushtonte 1.54 euro/litër.

Ndërkaq, çmimi i gasit mbetet i pandryshuar. Një litër gas sot do të kushtojë 0.63 euro/litër, njëjtë sikurse dje.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit