E mërkurë, 2 Shtator 2026

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernández nga Chelsea.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2031, shkruan 04 Online.
Fernández largohet nga Chelsea pas më shumë se tri vitesh, gjatë të cilave fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2025.
Kampioni i botës me Argjentinën në vitin 2022 i bashkohet tashmë Manchester Cityt, duke u bërë një tjetër përforcim i rëndësishëm për mesfushën e skuadrës angleze./04 Online/
Burimi: 04online
