E martë, 1 Shtator 2026

Julian Alvarez është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Atletico Madridit, pas ditëve të tensionuara rreth të ardhmes së tij.
Sulmuesi argjentinas ka qenë në radarët e Barcelonës dhe Arsenalit, por mundësia e një largimi nga Madridi duket se po zbehet. Atletico Madridi ka insistuar se nuk dëshiron ta shesë lojtarin, ndërsa vetë Alvarez preferonte Barcelonën si destinacion, shkruan 04 Online.
Në orët e fundit, skenari i qëndrimit te Atletico ka fituar terren. Kuotat e Bet365 e favorizojnë ndjeshëm vazhdimin e tij në Madrid, me 1.22, ndërsa kalimi te Arsenali kuotohet me 4.50.
Drejtori sportiv i Atletico Madridit ka konfirmuar gjithashtu rikthimin e Alvarezit në stërvitje: “Julian është stërvitur me ne dhe presim që të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të kampionatit.”
Kështu, gjithçka tregon se Alvarez mund të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Diego Simeones./04 Online/
Burimi: 04online
