Milani zyrtarizon Hutchinsonin, huazim me të drejtë blerjeje


E martë, 1 Shtator 2026
Milani zyrtarizon Hutchinsonin, huazim me të drejtë blerjeje

Milani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor Omari Hutchinson nga Nottingham Forest.

24-vjeçari nga Xhamajka është bashkuar me kuqezinjtë në formë huazimi deri më 30 qershor 2027, me Milanin që ka të drejtën për ta blerë përfundimisht kartonin e tij, shkruan 04 Online.

Sipas mediave italiane, huazimi do t’i kushtojë Milanit 4 milionë euro, ndërsa opsioni i blerjes është 40 milionë euro.

Hutchinson do të mbajë fanellën me numrin 20 dhe pritet të jetë pjesë e projektit të ri të klubit italian./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit