E hënë, 16 Shtator 2013 
Kampionia në fuqi e Evropës në basketboll, Spanja, ka siguruar e fundit kualifikimin për në çerekfinale të Evropianit të basketbollit “Slloveni 2013”.
Spanja biletën për çerekfinale e siguroi ende pa luajtur ndeshjen e saj të fundit në Grupin F, pasi që rivalja e saj e drejtpërdrejtë Greqia pësoi nga Kroacia pas dy shtesave me rezultatin 92:88. Greqisë i duhej një fitore me çdo kusht për të mbajtur të gjalla shpresat për kualifikim, por në të njëjtën kohë duhej që edhe Spanja të pësonte në sfidën e saj ndaj Italisë. Spanja pësoi nga Italia pas një shtese me rezultatin 86:81. Spanjollët kanë përfunduar në pozitën e katërt në Grupin F.
Çerekfinalistë të “Eurobasket 2013” janë Serbia, Lituania, Franca, Ukraina, Kroacia, Sllovenia, Italia dhe Spanja.
Etiketa: Eurobasket, Spanja