Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Faqja e mbështet Isa Mustafën, nis një sulm ndaj Vjosa Osmani

Prizren Post | 15:10 - 04.06.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Një faqe në Facebook me emrin “Akademia e LDK-së”, siç duket, e hapur për t’i mbrojtur akademikët e LDK’së, e quan deputeten Vjosa Osmanin tradhtare.

Faqja i jep përkrahje liderit të LDK’së, Isa Mustafës, ndërsa Osmanin paraqitet se anëtarja e LDK’së që është rritur politikisht në saje të liderëve, e i ka tradhtuar të gjithë,.

Në një video të shkurtët të publikuar nga kjo faqe shfaqet fillimisht afërsia që Osmani ka pasur me ish-kryetarin e partisë dhe ish-Presidentin Fatmir Sejdiu e më pas me Mustafën. Të gjithë, sipas administratorëve të faqes, deputetja i ka tradhtuar.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company