Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Fenomeni i terrorizmit – Sfida e Rendit të Ri Botëror

Prizren Post | 21:20 - 22.01.2017

Prof. Eroll VELIJA

Mjedisi i ri gjeopolitik i Mbasluftës së Ftohtë karakterizohet nga probleme (dilema) sigurie te cilët janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrën ose që në masë të madhe përmbahen në njëri-tjetrin, sidomos kur i referohemi trekëndëshit të destabilitetit Ballkan –Lindje e Mesme –Kaukaz.

Në këtë mënyrë shfaqet një nevojë imediate studimi të fenomenit të terrorizmit dhe i pasojave të tij në strukturat e sigurisë qoftë botërorë ashtu dhe periferike, studimi të formimit të rregjimeve të sigurisë rajonale në Ballkan dhe në Mesdhe, studimi të mjeteve politiko-ushtarake-ekonomike të cilat shtetet preferojnë të venë në përdorim në funksion të rritjes graduale të bashkëpunimit në nivele të caktuara të politikës së jashtme (sidomos midis shtetesh të cilat përpiqen të ulin tensionet midis tyre), si dhe studimi frymës së re që erdhi në politikën e të vetmes superfuqi të shek. 20’të nëpërmjet Dogmës Bush dhe konceptit të ri, jo vetëm të krijuar nga SHBA, por gjithashtu dhe të përpjekjes e mundësisë që SHBA kanë tashmë për ta imponuar në rang politik internacional.

Fenomeni i terrorizmit, qe doli ne pah si sfida kryesore e shteteve ne shekullin e 20te me ne krye SHBA dhe partneret e tyre euroatlantike, hyri ne nje epoke te re, me parametra e prospektiva te reja, duke lene te anashkalohen probleme te tjera, njesoj immediate te njerezimit, sic jane ato te zhvillimit te ekonomise dhe te proceseve demokratike te vendeve te botes se trete, borxhit te tyre te jashtem, apo dhe problemet ambientale te rruzullit tokesor (le te mos harrojme ketu ceshtjen e vrimes se ozonit e cila ne permasa e ka kaluar tre here siperfaqen e kontinentit Europian).

Egzistojne probleme themelore ne percaktimin dhe perkufizimin e fenomenit dhe ceshtja nderlikohet akoma me teper kur kemi te bejme me percaktimin e ketij fenomeni ne rajonin e Mesdheut dhe me terminologjine e perdorur per te pershkruar kete fenomen si nje fenomen I perdorimit te metodave dhunes se nje shkalle te ulet ne te kundert me metodat e perdorura per te karakterizuar dhunen e shkalles se larte, ate te luftes se mirefillte midis dy shteteve. Dhe kjo sepse: ne rradhe te pare percaktimi I terminologjise tendon te ndikohet nga propaganda, qeveritare ose joqeveritare dhe, ne rradhe te dyte, keto forma dhune (pra dhune terrori) perfshijne nje game teper te gjere kushtesh dhe gjendjesh ekonomiko-politiko-shoqerore qe e veshtiresojne edhe me percaktimin e sakte te termit. Kohet e fundit, sidomos mbas goditjes ne Kullat Binjake dhe Pentagonit ne SHBA, u tentua qe te behet nje percaktim I termit te terrorizmit nepermjet institucioneve globale sic eshte OKB ne perpjekje per te shfrytezuar ne maksimum valen boterore te pakenaqesise dhe te moskonsensit ndaj menyrave te perdorura nga fondamentalizmi per te vene ne dukje vetveten.

Fillimisht emeruesi I perbashket I terrorizmit ishte perdorimi I dhunes masive per te promovuar qellime te caktuara politike dhe ideologjike. Sot termi “terrorizem” perben per shume qeveri mbeshtetjen “legjitimuese” dhe mbulesen e duhur politike per te karakterizuar kundershtaret politike dhe jopolitike (sic jane grupe te ndryshme minoritare brenda shteteve) ne cdo kundershtim te dhunshem te politikes zyrtare te shtetit. Kete gje po e shohim qofte ne disa vende te BE-se (psh: Spanja dhe ETA, apo Britania e Madhe dhe IRA) qofte dhe ne shume vende ne zhvillim me qeveri totalitare. Keshtu kemi nje mase te madhe percaktimesh per terrorizmin te cilat ne shumicen e tyre mbulojne nje game te caktuar te fenomenit dhe kontribuojne pak ose aspak ne analizimin total te fenomenit. Ne qarqet akademike pershkrimi I fenomenit te terrorizmit qe eshte I pranuar nga shumica e studiuesve eshte ai qe e percakton ate si : “…perdorimi I dhunes, ose kercenimi per perdorim te dhunes, me qellim arritjen e synimeve te caktuara politike, fetare ose kombetare/nacionaliste, qe drejtohet ndaj nje objektivi (personi ose grupi personash), e cila dhune nuk ka lidhje medoemos me arritjen e qellimit te aktivitetit terrorist ne vetvete, por kryesisht me shkaktimin e frikes dhe impresionimin e kundershtarit te percaktuar…”.

Me fundin e Luftes se Ftohte dhe perfundimin e niveleve te ndryshme te rivalitetit midis dy superfuqive dhe te aleancave te tyre, nje burim I rendesishem ushqimi (kryesisht ideologjik dhe ushtarako-ekonomik) u zhduk. Keshtu per shembull ekstremizmi palestinez ja la vendin nje moderimi gradual qe u kurorezua me traktatet e ndryshme midis te dy paleve ku spikat si me I njohuri per opinionin publik boteror ai I Oslos. Mosrezultatshmeria (per sa I perket synimit final, atij te krijimit te nje shteti te pavarur Palestinez) I levizjeve ekstremiste palestineze (megjithe rimekembjen e dy viteve te fundit si pasoje e Luftes se Shenjte (Jihad nr. 3), duke I shtuar dhe humbjen graduale (te pakten zyrtarisht) te mbeshtetjes shteterore (si psh. te Sirise dhe Iranit), mund te shikohet fare mire si nje pasoje e rendesishme e fundit te Luftes se Ftohte dhe ky proces u pershpejtua nga dhenia e autorizimit prej OKB-se te nderhyrjes ushtarake ne Irak ne vitin 1991.

Por, sipas shume prej analisteve te fenomenit, shtete kane kontribuar ne nje menyre apo ne nje tjeter, ose ndihmojne akoma dhe sot, ne rishfaqjen e fenomenit me permasa teper shqetesuese te terrorizmit. Midis tyre mund te rreshtohen Irani, Siria, Sudani, Izraeli, Arabia Saudite, Libia, Koreja e Veriut apo dhe Afganistani. Shteti ndaj te cilit ka prova te mjaftueshme per nje perkrahje shumevjecare te grupeve ekstremiste eshte padyshim Irani, ne te cilin deri para pak vjetesh grupet ekstremiste ndihmoheshin ne menyre sistematike nga shteti. Qellimi I mulejve siitas, drejtues te Iranit, ishte nga njera ane te ndihmoheshin prej ketyre grupeve ekstremisteve ne zhdukjen e krereve te opozites iraniane dhe, nga ana tjeter, te krijonin destabilitetin e nevojshem ne rajon, ne menyre qe Irani te konfirmohej si shteti lider I vendeve te rajonit dhe te perfitonte ekonomikisht ne rrjetin e transportit te naftes.

Siitet, qe kane marre persiper qeverisjen e vendit, jane akuzuar vazhdimisht nga opinioni nderkombetar per mbeshtetje te grupeve fondamentaliste islamike ne tre plane: ne ate te ndihmes financiare, propagandes idelologjike dhe mbeshtetjes politike, si dhe per tendenca hegjemonike ne rajon, sidomos ne Irakun e pasluftes. Siria, nga ana e saj s’mbetet me pas ne kete fushe, pasi eshte e njohur deshira e saj per te marre drejtimin e levizjeve palestineze, si gjate periudhes se Luftes se Ftohte, ashtu dhe mbas saj. Sudani dhe Afganistani me qendrat e shumta te pergatitjes ushtarake dhe ideologjike te ekstremisteve jane gjithashtu te njohur ne opinionin boteror, ashtu sikurse eshte dhe Libia e kolonel Kadafit, I diktatorit I cili synon qe te krijoje nje bashkim mbarearab te shteteve te Bregut Jugor te Mesdheut. Arabia Saudite dhe Izraeli perbejne “te perkedhelurat” e SHBA-ve ne rajon secila duke u nisur nga prespektiva te ndryshme dhe me menyra te ndryshme (Arabia Saudite eshte vendlindja dhe vendi qe e ndihmoi ekonomikisht rrjetin e Al Kaedes, kurse Izraeli, me politiken e tij 50 e me vjecare e cila vazhdon dhe ne momentet e sotme, ka zhvilluar nje politike terrorizmi shteteror, e cila ka ndihmuar dhe ne fondamentalizimin shoqeror te palestinezeve duke I bashkangjitur ketu dhe shkaterrimin politiko-ekonomik te vendit te tyre, si dhe mohimit te se drejtes per te patur nje shtet te tyre).

Rezultati politik I 11 Shatorit sot perceptohet duke u bazuar ne nje game parametrash te cilet veprojne ne menyre absolutisht strategjike ne zhvillimin e sitemit te marrdhenieve nderkombetare. Nder ta mund te rreshtohen: a) evolucioni I terrorizmit ne nje arsye te forte dhe te besueshme legjitimituese e luftes ne emer te ciles nje shtet mund te ndermarri ndaj nje tjetri apo dhe ndaj nje grupi te caktuar njerezish (Dogma Amerikane e Luftes Preventive), b) pritjen, me te gjitha implikacionet dhe conseguencat e mundshme qe mund te kete ne nivelin e administrimit te politikes se jashtme dhe te brendshme te nje shteti ose grupimi shtetesh (si ne rastin e BE-se), te goditjes “se rradhes” te terrorizmit, I cili duhet te justifikoje kete “parapergatitje dhe pritje”, c) sodisfaksionin dhe “te drejten” e SHBA-ve ne insistimin e tyre per intensifikimin e perballimit dhe luftes ndaj terrorizmit si tema numer nje ne axhenden e marrdhenieve nderkombetare, kundrejt mosbesimit te partnereve te tyre europiane dhe jo vetem.
Ndjenja e pasigurise per zhvillimet dhe format e ardhshme te terrorizmit do te ndikoje ne menyre vendimtare ne percaktimin e politikave internacionale qe ndjekin natyrisht politiken e jashtme amerikane, ne pamundesi per te patur nje sistem te pavarur vlerash dhe normash.

Marrdheniet tradicionale miqesore qe SHBA-te kane zhvilluar me rregjimet totalitare filoperendimore te Lindjes se Mesme, mosdhenia e rendesise se duhur ceshtjes palestineze (mbeshtetja e plote politikes se Ariel Sharonit), mohimi I observimit te shkaqeve reale te terrorizmit (te cilat duhet te kerkohen me teper ne politiken shumevjecare te Perendimit ndaj vendeve te Botes se Trete ne pergjithesi dhe te Lindjes se Mesme ne vecanti, ne denigrimin social dhe ekonomik te ketyre shoqerive I cili erdhi si pasoje e lenies se tyre ne stadin e kolonializmit ekonomik, duke krijuar kushtet me te pershtatshme per lulezimin e ekstremizmit islamik), vertetojne qe mbas fundit e Luftes se Ftohte dhe sidomos mbas 11 Shtatorit re te zeza duken ne horizont. Shembujt e Afganistanit dhe te Irakut, ashtu sikurse dhe politika e kercenimit paraprak te vendeve te tjera te Aksit te se Keqes, padyshim qe krijojne dhe do krijojne ne te ardhmen jo shume te larget epiqendra destabilizimi.

Shkëputur nga libri: ”Rendi i ri botëror” nga prof. Eroll Velija

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company