Presidenti egjiptian: Po bëhen “përpjekje të qëllimshme” për të rishkruar hartën e Lindjes së Mesme


E shtunë, 25 Prill 2026
Presidenti egjiptian: Po bëhen “përpjekje të qëllimshme” për të rishkruar hartën e Lindjes së Mesme

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka paralajmëruar se po bëhen “përpjekje të qëllimshme” për të rishkruar hartën e Lindjes së Mesme, transmeton Anadolu.

“Lindja e Mesme po kalon rrethana kritike, mes përpjekjeve të qëllimshme për të rishkruar hartën e saj”, tha Sisi në një fjalim të transmetuar në televizion me rastin e 44-vjetorit të çlirimit të Sinait nga pushtimi izraelit.

Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë të fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e arritur tetorin e kaluar, duke përfshirë hyrjen e pandërprerë të ndihmës humanitare dhe nisjen e menjëhershme të rindërtimit të enklavës.

Gaza u shkatërrua në luftën dyvjeçare që ai e cilësoi si “gjenocid”. Faza e parë e armëpushimit përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.

Presidenti egjiptian gjithashtu shprehu refuzimin kategorik të Egjiptit ndaj çdo përpjekjeje për zhvendosjen e palestinezëve.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit