Gruevski: Nuk do të përsëritet 2001-shi


E shtunë, 2 Gusht 2014

Shkup – Kryeministri Nikolla Gruevski, gjatë fjalimit në Pelincë me rastin e festës së Ilindenit. Gjatë fjalimit, Gruevski theksoi se tani nuk është viti 2001, dhe nuk do të lejojë që “provokatorë të imët” siç i quajti ai, t’i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike.

“Dua të përcjell mesazh te ata që i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ky nuk është 2001shi, as që mund të jetë. Ejani bashkërisht të tregojmë se mund të jetojmë në harmoni. Ne nuk do të lejojmë që provokatorë të imët, që i dimë shumë mirë se kush janë, ti nxisin marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi Nikolla Gruevski.

Ai nuk kurseu kritikat as për Bashkimin Evropian, duke e këshilluar të mos shkelë parimet dhe vlerat për shkak të interesave të tjera.

Etiketa: , ,
Të fundit