Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Irani e mohon se e ka mbyllur kufirin me Irakun verior

Prizren Post | 15:18 - 15.10.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

“Siç edhe kemi njoftuar më herët, e kemi bllokuar hapësirën ajrore me rajonin kurd me kërkesë të qeverisë qendrore të Irakut dhe me sa di unë, asgjë e re nuk ka ndodhur në këtë zonë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qassemi, raporton ISNA, përcjell Express.

Agjencia e lajmeve e Iranit, Tasnim, raportoi sot më herët se autoritetet iraniane e kanë mbyllur pikë kalimin kryesor kufitar me rajonin kurd të Irakut.

Ndërsa muajin e kaluar, Irani i ndali fluturimet për dhe nga rajonet kurde në veri të Irakut, pas referendumit për pavarësi të Qeverisë Rajonale Autonome të Kurdistanit (KRG).

Teherani, po ashtu ka kryer edhe stërvitje ushtarake në kufirin kurd gjatë muajit të kaluar.

Teherani druhet nga shpërndarja e separatizmit në popullin e vet kurd, që numëron rreth tetë milionë banorë.


Etiketa:

Bëni një koment