E mërkurë, 19 Gusht 2026

Nga kjo platformë, qytetari Gjon Bruka bëri një kërcënim të rëndë për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.
Bruka para ndjekësve të tij, kërkoi që myftiu i Kosovës të eliminohet.
Ky veprim i Brukës duket se nuk do të kaloj pa pasoja.
Kjo pasi ndaj tij, avokati Asdren Bytyqi dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.
“I njëjti në vazhdimësi në rrjetin e tij social në Tik- Tok përdorë një gjuhë jashtëzakonisht të rëndë, sulmuese, kërcënuese për djegien masive të myslimanëve pa dallim territori Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni. Ne i kemi dorëzuar Prokurorisë si prova një numër të mjaftueshëm të deklarimeve të tij në dy video ku shihet se i njëjti këtë gjuhë të rëndë e përdorë duke i kategorizuar myslimanët si të huaj, duke kërkuar djegien e tyre me benzinë”, thotë Bytyqi.
Personat e tillë sikurse Gjon Bruka, njohësi i sigurisë Arben Dashevci, vlerëson se paraqesin rrezik për shoqërinë.
Prandaj, ai fton organet e drejtësisë që të merren me raste të tilla.
“Këta persona me këtë qasje nuk mund të jenë vetëm shtetas të Republikës së Kosovës dhe të ia duan të mirën Kosovës, në aspektin kriminalistikë dhe atë të sigurisë nuk ka shanc teorike që me këtë qasje abnormale dhe tepër shqetësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës. Për këtë qasje shqetësuese, të papranueshme, të rrezikshme dhe destabilizuese e ndalin institucionet tona që është Policia e Kosovës e nëse ka nevojë edhe instancat tjera të sigurisë”, thotë Dashevci
Gjatë ditës, për këtë çështje Tëvë1 i ka dërguar pyetje edhe Policisë e Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
