Rrënohen pesë objekte afër Liqenit të Radoniqit


E mërkurë, 19 Gusht 2026
Rrënohen pesë objekte afër Liqenit të Radoniqit

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli ka njoftuar për rrënimin e 5 objekte të ndërtuara në mënyrë ilegale në afërsi të Liqenit të Radoniqit.

Sipas ministres, këto objekte kanë qenë të ndërtuara pa leje, të cilat janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.

Ajo ka theksuar se pronat publike dhe hapësirat natyrore do të mbrohen me vendosmëri.

Ndërkohë, Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Mjedisit do të vazhdon me aksione të tilla në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e Kosovës.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit