Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Le të vallëzojmë

Prizren Post | 17:55 - 17.01.2017

Eroll VELIJA

Nata kaloi si të tërhiqej zvarrë dhe qe mjaftë e bezdishme. – Asgjë s’vërente edhe llambëza e mrrolur.

Netët me shi rrinte mbyllur në dhomë dhe hapte perden që mbulonte lart dritaren farfurinin si yjet në qiell. Ata ishin prej mëndafshit të kohëve të lashta me ngjyrë të kaltër të thellë ku xixëllonin vende-vende lule zambaku të mëdha qëndisur me fije ari të praruar.

Zamira i gjasonte një portreti të Veronezit me ato flokë bjonde e të ndritshme mbi lëkuren e saj, një lekurë prej aristokrateje me ngjyrë si një trëndafil, i hijeshuar nga një push i lehtë, si kadife e zbehtë, që shquhej pakëz kur e përkëdhelnin rrezet e diellit. Sytë i kishte të kaltër, Kishte një shenjë të vogël në flegrën e mëngjër të hundës, një tjetër në të djadhtë, mbi mjekër, ku ishin përdredhur ca qime të ngjashme me lëkurën e saj, sa që mezi dalloheshin. Ishte shtatgjatë, me gjoks të kalmë dhe me trup të zhdërvjellët. Teni i saj i hollë dukej nganjëher tepër e ashpër: por e qeshura e saj e çiltër e mbante në gëzim edhe të tjerët. Shpesh, me një gjest të zakonshme, vinte të dy duart në tëmthat si të lëmonte flokët. Dinte vetëm se ajo do ta adhuronte me gjithë shpirt dhe se ai do ta donte me tërë fuqinë e tijë. Do të shëtisnin mbrëmjeve si kjo e sotmja, nën hirin llamburitës që binte nga yjtë. Do të shkonin dorë për dore të shtrënguara me njëri-tjetrin aq sa edhe të rahurat e zemrave të tyre, të ndjenin afshin e supeve, të përzjenin dashurin e tyre me kthjelltësin e ëmbël të netëve të gjata verore, aq të bashkuar sa që, vetëm me anën e pushtetit të dashurisë, do të depërtonin lehtë deri në mendimet e tyre më sekrete.

Dhe kjo do të vazhdonte deri në amshim, me një dashuri të çiltër e të pamort.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company