E martë, 10 Shtator 2013
Një vend tjetër ku aktivitetet masonike ishin të dukshme, ishte Italia.
Deri më 1870, territori italian ishte i okupuar nga disa shtete të vogla, të mbetura nga koha e feudalizmit. Më e rëndësishmja ishte Shteti Papnor. Me qendër në Romë, nën sundimin e Papës, kontrollonte një pjesë të madhe të Italisë qëndrore. Masonët në Itali ishin themeluar si pjesë shtesë e masonëve francezë, dhe filluan të ushtrojnë ndikim në Itali që nga fillimi i shek. të 19-të. Ata dëshironin që të shkatërrojnë Shtetin Papnor dhe të çrrënjosin krejtësisht autoritetin e Kishës. Sipas autorit të librit Kisha romane katolike dhe esnafi, master frankmasoni Alec Mellor, thuhet: “Në Itali, origjina e lozhave jo të rregullta ishte kryesisht me natyrë politike; ata hutuan Masonerinë me luftën kundër fuqisë së kishës dhe Papës.” [1]
Masoneria filloi luftën kundër fesë në Itali me mjete të një shoqërie tjetër sekrete që ajo vet e themeloi dhe e kishte nën kontroll. Kjo shoqëri njihej me emrin “Carbonari”.
Kjo shoqëri, së pari është paraqitur në Napoli në fillim të shek. të 19-të, mori emrin nga qymyrxhinjët. Sikurse që masonët përdornin emblemën e muratorëve dhe shprehnin idetë e tyre me simbole, ashtu edhe Carbonarët adoptuan emblemën e qymyrxhinjëve. Por, shoqëria kishte objektive të mëpastajshme. Anëtarët e shoqërisë panë të udhës që të inicojnë një program politik, së pari në Itali, e pastaj edhe në Francë, që të shkatërrojnë ndikimin e Kishës, të themelojnë qeveri të re dhe t’i laicizojë të gjitha institucionet shoqërore.
Lidhja mes Masonerisë dhe Carbonarive është e dukshme. Masonët automatikisht u bënë anëtarë të shoqatave Carbonari; në të vërtetë, që nga momenti që ata iu bashkangjitën shoqërisë fituan shkallën e masterit. (Nga ana tjetër, ishte e domosdoshme për anëtarët tjerë Carbonari që të kalojnë një proces të gjatë të avansimit para se të arrijnë këtë shkallë) Dy kardinalë të quajtur Consalvi dhe Pacca lëshuan një urdhër më 15 gusht 1814 duke akuzuar masonët dhe Carbonarit për organizim të një ndërhyrjeje shoqëroro-politike dhe nxitje të armiqësisë ndaj fesë.
Kjo akuzë dëshmohet të jetë e vërtetë për anëtarët e Carbonarit se kishin organizuar kryengritje të armatosura dhe manipulime politike. Kryengritje e armatosur u bë në Macerata me 25 qershor 1817, organizuar nga Carbonarit, por ishte shuar nga forcat e sigurimit të Shtetit të Papës. Më 1820, në Spanjë dhe Napoli, dhe më 1821 në Piedmont, nga Carbonarit ishin organizuar kryengritje revolucionare kundër Kishës dhe rregullit shoqëror. Është fakt i pranuar se Carbonari ishin themeluar nga masonët që u angazhuan në aktivitetet paralele revolucionare me ta. Pas Revolucionit të korrikut në Francë më 1830, organizata humbi influencën e vet dhe gradualisht u zhduk. Në Itali, u bashkua me lëvizjen “Italia e re”, themeluar nga Giuseppe Mazzini.
Mazzini, një ateist i njohur, kishte luftuar me vite kundër Shtetit të Papës dhe Kishës dhe më në fund u bë një mason i shkallës së lartë që më vonë do të bëhet edhe themelues i Unionit Italian. Me përkrahjen e dy masonëve tjerë prominent, Guiseppe Garibaldi dhe Count di Cavour, themeloi Unionin Italian më 1870, dhe i vendosi kufijtë e Shtetit të Papës brenda kufijve të sotëm. Pastaj, Italia hyri në një proces me të cilin u distancua me të madhe nga religjioni, dhe kjo u bë që të përgaditet terreni për diktaturën fashiste të Mussolinit në vitet 1920-ta.
Shkurtimisht, mund të themi se Mazzini, Garibaldi dhe Cavour ishin tre liderët prominentë që kryenin funksione të rëndësishme në luftën kundër religjionit në Europë. Mazzini nuk ishte vetëm lider politik në luftë kundër religjionit, por gjithashtu luante edhe rolin e një ideologu. Motoja e tij “secili popull në një shtet” ishte një xixë që ndezi kryengritjet e pakicave, që ishte shkaktar i rrënimit të perandorive multietnike, siç ishte ajo e Austro-Hungarisë dhe ajo Osmane. Ky sllogan i Mazzinit distancoi njerëzit nga sensi i tyre për vëllazërinë fetare; ishte një thirrje që i drejtonte ata drejtë një konflikti etnik me njëri tjetrin dhe i inspiroi ata që të “ndezin në zemrat e tyre euforinë” (Kur’an 48:26) .
Dëshmia që tregon se kjo ka ardhur nga masonët, në të vërtetë nga masonët e shkallës së lartë, është sigurisht e rëndësishme. Sipas informatës nga publikimet e llozhave 10.000 frankmasonët e famshëm, Mazzini u ngrit brenda llozhës masonike, dhe disa vjet më vonë, më 1867, u zgjodh si master mason i Grand Orientit italian. Më 1949, në një ceremonial në Romë për të shënuar zbulimin e statujës të Mazzinit, 3.000 masonë me nderime përkujtuan grandmasterin e vet. Garibaldi, dora e djathtë e Mazzinit, arriti shkallën e 33-të të Këshillit Suprem italian më 1863 dhe në 1864 u zgjedh si master mason italian. Në përkujtim të këtij master masoni, një llozhë është emëruar sipas tij, që është lidhur me “luginën” e Nju Jorkut me numër 542.
AGJENDA E REVOLUCIONEVE MASONIKE
Përpos në Itali, mund të gjenden gjurmët e aktiviteteve revolucionare masonike në shumë vende tjera të Europës. Në Enciklopedinë katolike thuhet: “Në lëvizjet e mëvonshme revolucionare në Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Amerikë Qendrore dhe Jugore, trupat masonike, është pretenduar, që kanë marr pjesë pak a shumë… Në Rusi gjithashtu Frankmasoneria më në fund shfaqet si “fshehtësi politike” e Masonerisë të organizuara si klube në tërë vendin.”[2]
Komploti në Rusi është mjaft interesant.
Masoneria erdh në këtë vend në pjesën e dytë të shek. të 18-të dhe u përhap ndër intelektualë. Edhepse u paraqit me një pamje të një klubi kulturor, në llozhat e tyre diskutohej për idetë antifetare dhe antiqeveritare. Të parët që e vërejtën këtë gjë ishin priftërit ortodoksë. Ata i dërguan informatat e tyre Carit Aleksandër I, që kishte marrdhënie të mira me Kishën Ortodokse, duke shpjeguar komplotin që do të përmbyste regjimin e Carit. Si reagim, Cari shpalli një ligj më 1822, që të mbyllë të gjitha llozhat masonike në vend dhe e shpall organizatën si të paligjshme. Pa marr parasysh, kjo dështoi që t’i eliminojë masonët; ata thjeshtë kaluan në ilegalitet.
Tri vjet pasi Cari Aleksandër nxori jashtë ligjit llozhat, ai u sëmur dhe vdes. Atë e pasoi Cari Nicholas I. Por, kjo u bë me shumë paqartësi dhe intriga dhe solli vendin në një situatë kaotike. Individë të caktuar që dëshironin të stabilizojnë situatën me përbysjen e regjimit kishin planifikuar një goditje befasuese kundër Carit të ri. Ata kishin shumë përkrahës në ushtri. Njerëz të besueshëm, një numër i ushtarëve revolucionar, së bashku me një numër civilësh, marshuan brenda pallatit të Carit, në St. Petersburg, kryeqytet i Rusisë së atëhershme, me 14 dhjetor 1825. Kishte edhe luftime të armatosura mes revolucionarëve dhe “Decembristët” sipas muajit kur ata filluan revolucionin. Udhëheqësit e këtij grupi u arrestuan dhe pesë prej tyre u varën. Decembristët nuk ishin tjetërkush pos masonëve… Oficerët, intelektualët dhe shkrimtarët që përbënin grupin ishin pjestarë të llozhave që i shpalli të paligjshme Car Aleksandri tri vjet më parë. Njëri ndër këta masonë revolucionarë ishte edhe shkrimtari i njohur Count Pushkin.[3]
Projekti i Decembristëve përfundoi me dështim, por masonët nuk u dorëzuan në përpjekjet e tyre për të përmbysur Carin. Masonët çdoherë luajtën rol të rëndësishëm në këto grupe të organizuara në shek. e 19-të dhe në kuartalin e parë të shek. të 20-të kundër regjimit të Carit. Më 1917 në Revolucionin e Shkurtit, lideri, Alexander Kerensky, dhe të gjithë përkrahësit e ngushtë të tij ishin masonë.[4] Dhe shumica e qeveritarëve të rinj ishin masonë. Kontributi i vetëm në histori që qeveria jetë-shkurtër e Kerenskyt ishte dorëzimi i vendit Leninit, udhëheqësit bolshevik.
PËRFUNDIM
Masoneria ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhjekur vëmendjen pasi ka karakter të mbyllur, të rezervuar dhe mistik. Në të njëjtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind; ajo tenton që t’a prezantojë veten si një “institucion i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore të organizatës.
Sidoqoftë, çfarë duhet bërë ashtuqë t’i kundërshtohet Masonerisë nuk është që të adoptohet agjenda anti-masonerike, por të dallohet dhe të prezentohet invaliditeti i kësaj filozofie perverze që kjo organizatë përqafon dhe imponon njerëzimit. Dijetari i madh islamik Bediuzzaman Said Nursi shpjegon në një paragraf pikat kryesore të detyrës së tillë:
“Lindja e tanishme tiranike e filozofisë natyraliste dhe materialiste do të bëhet gradualisht e fuqishme dhe do të përhapet deri në ditën e gjykimit me mjetet e filozofisë materialiste, duke arritur atë shkallë saqë mohon Zotin… Është e qartë se është budallaki për njeriun e paaftë, i cili mund të humbasë nga një mizë dhe i cili nuk mund të krijojë bile as një krah mize, që të deklarohet zot”.[5]
Me fjalë tjera, rrjedha e ideve materialiste që do të shfaqet në ditën e gjykimit do të shkoj aq larg saqë do të mohohet ekzistenca e Zotit. Si kundërveprim, ajo do të shihet çfarë “budallakie” është kjo, dhe se dëshmitë për ekzistimin e Zotit ashtu siç zbulohet në Kur’an duhet të bëhen të njohura.
Kjo është mënyra se si duhet luftuar Masoneria. Gjëja e rëndësishme që duhet bërë është që të zhvlerësohet dhe të mposhtet filozofia masonike. Është e domosdoshme që të shkatërrohet ndikimi i ideve të kësaj organizate që heshtazi dhe nga larg aplikohet me fushata për propagandë popullit, dhe i distancon njerëzit nga feja e tyre dhe i largon ata nga besimi i tyre dhe i dërgon tek mitet materialiste, humaniste dhe darviniste. Përveç kësaj, është e domosdoshme që të ndryshohet kahja e rrjedhës, dhe t’iu tregohet njerëzve për ekzistencën e Zotit, Njësisë së Tij, dhe të vërtetën e religjionit. Dhe, kjo duhet që të bëhet së paku me kujdes dhe me durim sikurse masonët.
Në të vërtetë, kjo luftë nuk është kundër Masonerisë pasi qëllimi është që të shpëtohen edhe vetë masonët pasi ata kanë mashtruar edhe veten. Urdhëri i caktuar në Kur’an për jobesimtarët e Adit dhe Themudit mund të zbatohet tek rasti i masonëve: Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre duke i shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë. (Kur’an 29:38)
Qëllimi është që t’u tregohet e vërteta të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe masonët, dhe të shpëtohen nga gabimi i tyre. Karakteristikë për ditën e gjykimit është lehtësimi që iu bëhet besimtarëve në këtë luftë. Është kështu, pasi shkenca, në të cilën masonët patën mbështetur filozofinë e tyre për dyqind vitet e kaluara, tani u është kthyer bumerang kundër tyre. Teoria e evolucionit, që siguronte mbështetje për materializëm dhe humanizëm, është në rënie e sipër që nga vitet e 1970-ta. Të dhënat e fosileve qartë mohon pohimet e kësaj teorie, duke zbuluar se llojet u shfaqën menjëherë dhe të formuara, pa ndonjë “paraardhës evolutiv”. Biokimia, duke studiuar aspektet e imta të qenieve të gjalla, ka demostruar shembuj mahnitës të dizajnimit që nuk mund të shpjegohet në kushtet e shkaqeve natyrore. Krahasimet gjenetike kanë treguar se llojet që supozohet të jenë të afërm, sipas “drurit të jetës” së Darwinit, në të vërtetë janë shumë të ndryshëm sa i përket përbërjes gjenetike. Shkenca kundërshton teorinë e evolucionit, fakt që nuk mundet më të mbahet i fshehur nga evolucionistët. Është e domosdoshme që të përdoren dëshmitë që shkenca ka sjellur dhe të informohet populli për pavlefshmërinë e filozofisë materialiste-humaniste. Masoneria ka qenë e aftë për disa kohë dhe me metoda të efektshme të propagandës ka bërë që njerëzit të pranojnë idetë e rreme. Tregimi i të vërtetës dhe t’u ndihmohet njerëzve në pranimin e të vërtetës është gjë edhe më e lehtë.
Kur muslimanët marrin përsipër këtë detyrë, me lejen e Zotit, shpallja në vijim mund të bëhet edhe manifest: Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. (Kur’an 21: 18)
Prandaj, shekulli i 21-të nuk do të jetë shekull i “Frankmasonerisë globale”, siç shpresonin masonët, por do të jetë shekulli i moralit islamik.
Eroll Velija – “Rendi i ri botëror”
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.