E premte, 17 Prill 2026

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të presë sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi.
Sipas njoftimit, ceremonia e pritjes ushtarake do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes duke filluar nga ora 10:30.
Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, e cila pritet të nisë në orën 11:00.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
