Publikohen çmimet e derivateve, nafta bie për një cent krahasuar me dje


E premte, 17 Prill 2026
Publikohen çmimet e derivateve, nafta bie për një cent krahasuar me dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Sipas vendimit të MINT-it të datës 5 prill 2026, çmimet për 17 prill janë përcaktuar si në vijim: nafta (dizel) 1.74 euro për litër, benzina 1.43 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar që për çdo ankesë lidhur me çmimet e derivateve të drejtohen në adresën elektronike përkatëse ose përmes numrit zyrtar të telefonit të vendosur nga institucionet.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit